

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të dashur të showbizzit shqiptar.
Dyshja e famshme u bënë prindër pak muaj më parë, dhe mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Krid.
Gjatë kësaj periudhe të ëmbël, Klea dhe Elgiti kanë ndarë me ndjekësit momente mjaft të ëmbla me vogëlushin që iu ka ndryshuar jetën.
Megjithëse ndan shpesh postime në rrjete sociale, Klea nuk e ka zbuluar ende portretin e Krid.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar se i vogli i saj ka nisur të hedhë hapat e parë dhe ajo nuk mund të mos ishte më e lumtur se kaq.
Sigurisht, ky moment i veçantë nuk kishte si të mos e fotografonte, të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit.
Klea ka ndarë foton e Kridit duke ecur vetë (sigurisht me ndihmë) në një qendër tregtare.
“Më lër të të dua edhe pak më shumë, para se të mos jesh më i vogël.”, janë fjalët e ëmbla që ka shkruar këngëtarja për të birin.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Capital T festoi ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi reperi i famshëm
Anxhela Peristeri prezanton një pjesë nga videoklipi përfaqësues i Shqipërisë në ‘Eurovision’
“Doni qershi?”, Adelina Tahiri tërheq vëmendjen me foton nga darka luksoze
Jeni kurioz të dini si është Genta Ismajli bionde?
FOTO/ Kida blen makinën luksoze, zbulohet çmimi marramendës që ka shpenzuar
E mbajti të fshehtë, Dafina Zeqiri zbulon se i është nënshtruar operacionit delikat
Pasi romanca e tij me Aleksia Peleshin doli në dritë, Jonida Maliqi reagon për herë të parë për ndarjen me Romeo Veshajn
Çiljeta Xhilaga mesazh prekës pas humbjes së të atit: Ke qenë babai ideal
Lini nje Koment