X

VIDEO/ Pamje të pazakonta, policia mbërthen burrin që kërcënonte me thikë gruan në makinë

Një burrë po kërcënonte me thikë një grua në makinë në qytetin e Gjilanit.

Në momentin kritik, policia ka shmangur më të keqen duke ndërhyrë me shpejtësi.

Policët, njëri prej tyre, pa uniformë, emri i të cilit është Gëzim Shabani, kanë reaguar shpejt duke arrestuar qytetarin e dyshuar i cili mbante thikën në dorë.

Momenti është kapur në kamera nga qytetarët të cilët kanë duartrokitur veprimin.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë në Gjilan.

Video nga ky moment janë publikuar në rrjetet sociale.

“Policet e rinj nxjerrin nga vetura dhe e arrestojnë një të dyshuar i cili ishte duke e kërcënuar me thikë në fyt një grua. Sipas qytetarëve dëshmitarë policet kanë intervenuar me sukses duke i shpëtuar edhe jetën qytetares’, thuhet në përshkrimin e videos së publikuar në Facebook.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Mehmetaj në Fier: Të rinjtë shohin zgjidhje vetëm ikjen nga vendi, më 25 prill të çlirojmë Shqipërinë nga kasta në pushtet që po i merr frymën

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, lajmëron se ka zhvilluar një takim me...

Close