

Lëvizja Vetëvendosje, mbrëmjen e kësaj të shtune ka njoftuar se brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, LVV, në të cilën ka bashkangjitur po ashtu edhe ankesën në fjalë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër vendimit të djeshëm të KQZ-së për moscertifkimin e listës sonë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti”, shkruan Vetëvendosje.
Lëvizja VETËVENDOSJE! brenda afatit ligjor ka dorëzuar ankesë pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa kundër…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, January 23, 2021
Të ngjashme
Ramush Haradinaj: Duhet do ta mbajmë ndezur zjarrin për bashkimin kombëtar
Kur do të krijohet qeveria e re në Kosovë? Albin Kurti flet pas takimit me Vjosa Osmanin
Koronavirusi në Kosovë/ Nëntë viktima dhe 548 raste të reja në 24 orët e fundit
Greqi, shënohet viktima e parë nga tërmeti i fuqishëm, humb jetën 83-vjeçari
New York Times artikull për Kosovën: Në një vend dominuar nga ish-rebelë, gratë gjejnë fuqinë në kutitë e votimit
Analiza e “Deutsche Welle”: Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?
Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën në Greqi
Maqedonia e Veriut/ Zaev fton opozitën për krijimin e një qeverie të përbashkët
Lini nje Koment