

Kryetari i Bashksisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me përgjigjet e autoriteteve italiane për dosjen “Ndragheta”, ku përmendet edhe emri i tij. Veliaj thotë se lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës kanë një dosje transparente dhe të gjithë ndërtuesit kanë një emër dhe mbiemër.
Ai shton se Bashkia nuk ndalon dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit por veprime konkrete të tyre, ndërsa njofton se ka paditur në gjykatë ish-deputeten demokrate Grida Duma për shifje, duke i bërë thirrje Prokurorisë të hetojë atë që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës lidhur me histori të tilla.
“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.
Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete!
E vërteta është se asnjë leje e Bashkisë së Tiranës nuk është e ndikuar nga grupe interesash, të lidhura me biznese të paverfikueshme. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.
I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të rradhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia!”, shkruan Veliaj.
Lexo edhe:
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe, koha për ndryshim!
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar
Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të qenë në lista, por nuk e ndjej veten mjaftueshëm të fortë
Basha bën gati listën, kryesia pritet të mblidhet në orën 20:00
“Jam më i votuari në qarkun e Beratit”- U rendit i shtati, Lefter Maliqi: Unë do dal deputet. Ja çfarë thotë nëse do e braktisë sërish LSI-në
Merret vendimi, Apeli i GJKKO-së vendos për gjyqtarin Luan Dacin
Salianji i përgjigjet Ramës: Rinia dhe profesionistët u larguan nga qeveria. Më 25 prill do të bëjmë ndryshimin!
Lulzim Basha i jep një rol të ri Enno Bozdos për zgjedhjet, ja për çfarë bëhet fjalë
Lini nje Koment