X

Paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua dhe PD-në të themi të vërtetën!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje në gjykatë kundër saj, pas akuzave të bëra nga kjo e fundit në media.

Në një postim në rrjetet sociale, Grida Duma shkruan se asnjë mjet nuk do ta ndalojë atë dhe PD që të luftojë për daljen në dritë të të vërtetës.

“Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!

Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të vërtetën!

Askush nuk do të na ndalojë të themi të vërtetën dhe në 25 prill ti japim shqiptarëve një qeveri që kujdeset për ta.

Bashkëngjitur shikoni gjyqin të fituar me Veliaj për shpifje, kur denoncuam të tjera shkelje dhe abuzime te tij me taksat e shqiptarëve”, shkruan Duma.

Buratini i Ramës është i kapur kokë e këmbë!
Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua, Partinë Demokratike të luftojmë për të…

Posted by Grida Duma on Saturday, January 23, 2021

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Shkon afër 100 milionë numri total i të infektuarve nga koronavirusi në botë

Koronavirusi vazhdon që të jetë një problem i madh për mbarë njerëzimin, duke bërë që në mbarë rruzullin, numri i...

Close