X

“Padi për Dumën”, PD i përgjigjet Veliajt: Rama dhe buratini i tij të frikësuar, s’do të mbyllim gojën për të vërtetën

Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut Erion Veliajt, i cili deklaroi se do të cconte në gjykatë ish-deputeten Grida Duma.

Përmes një reagimi, selia blu theksoi se Rama e buratini i tij të frikësuar, duke shigjetuar kështu Veliajn, nuk do t’i mbyllim gojën PD-së për të thënë të vërtetën.

REAGIMI I PD

Është e qartë: Rama dhe buratini i tij kryesor janë të frikësuar.

Ata po përpiqen të mbyllin gojën e kujtdo që thotë të vërtetën.

Qëllimi i vetëm i tyre është të vazhdojnë të qeverisin në kurriz të popullit shqiptar me dështimet e tyre, pa asnjë ndërhyrje.

Ne nuk kemi frikë nga asnjë proces gjyqësor që tenton të imponojë heshtjen tonë, pasi jemi këtu vetëm për një qëllim që është interesi publik i shqiptarëve. As Rama, as buratini i tij, askush nuk do të na e mbyllë gojën.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Ryshfeti nuk ndryshon as për Ndragheta/ 20% iu kërkua italianëve për kullat në Tiranë

Një hetim i Antimafias italiane në Catanzaro, që ka çuar pas hekurave dhjetra persona, ka zbuluar edhe një skemë me...

Close