X

Ndahet nga jeta legjenda e televizionit në SHBA, Larry King


Larry King, moderatori legjendar amerikan, ka ndërruar jetë në Los Angeles në moshën 87 vjeçare.

Mediat amerikane raportojnë se King ka marrë trajtim në spital për Covid-19 gjatë këtij muaji. Ai ndërroi jetë në qendrën shëndetësore Cedars-Sinai.

Larry King drejtoi emisionin e tij televiziv në CNN për 25 vite dhe ka intervistuar personalitetet më të rëndësishme të globit, personazhe të përfshirë në skandale dhe njihet si një prej moderatorëve më të drejtëpërdrejt, që bënte pyetje të thjeshta dhe koncize, por që shpesh e vendosnin në siklet të intervistuarin.

King ka kryer mbi 50 mijë intervista, mes të cilëve ai ka intervistuar Dalai Laman, Elizabeth Taylor, Mikhail Gorbachev, Barack Obama, Bill Gates dhe emra të tjerë shumë të njohur të politikës, biznesit dhe botës së showbizz.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, FLASH, KRYESORE, LAJME
Grabitja e një filiali financiar në Tiranë, policia jep njoftimin: Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, autori në kërkim

Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes së ndodhur sot pas mesdite në zonën e “Brrylit”....

Close