

Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, lajmëron se ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Fier.
Mehmetaj thekson se rinia për fat të keq si zgjidhje sheh emigrimin, duke shtuar se më 25 prill të gjithë duhet të votojmë kundër kësaj kaste në pushtet, që po i merr frymën vendin.
Postimi i ish-deputetes së LSI-së Kejdi Mehmetaj:
Me gjimnazistët dhe studentët e rajonit 1 në Fier folëm gjatë për dëshirat që kanë për të ardhmen. Edhe ata, si shumë të rinj të tjerë, synim parësor kanë largimin nga Shqipëria.
Arsyet e tyre janë të njëjta me ato që kishte theksuar edhe anketa e Qendrës së Studimeve Ekonomike e Sociale, arsimi i dobët, mungesa e vendeve të punës dhe kostoja e lartë e jetesës.
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim të rinjtë janë të parët e fokusi i punës tonë është tu krijojmë atyre shanse për arsim cilësor e vende pune të mirëpaguara.
Në zgjedhjet e 25 Prillit ne do të garojmë me qëllimin për ta çliruar vendin nga kjo kastë që i ka marrë frymën dhe ka detyruar qytetarët të emigrojnë. Ne do ti japim vendit një frymëmarrje të re, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të rinjve.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
“Më erdhi në majë të hundës, tre muaj pa punë”/ Flet mësuesi që dogji DAR Fier, Alushaj: Jam me tre fëmijë të vegjël
Debat i fortë në distancë mes Ramës dhe Dukës: O robo, të pëlqenin vezët e mia derisa…
Emrat/ Tre të plagosur me armë zjarri. Njëri dërgohet në Tiranë, ndërsa dy të tjerë… Ja gjendja shëndetësore e tyre
“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe, koha për ndryshim!
Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, i bashkohet koalicionit opozitar
Ralf Gjoni njofton tërheqjen nga politika: Pata oferta për të qenë në lista, por nuk e ndjej veten mjaftueshëm të fortë
Basha bën gati listën, kryesia pritet të mblidhet në orën 20:00
“Jam më i votuari në qarkun e Beratit”- U rendit i shtati, Lefter Maliqi: Unë do dal deputet. Ja çfarë thotë nëse do e braktisë sërish LSI-në
Lini nje Koment