X

Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19

Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 11 viktima nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 2799. Konkretisht kanë ndërruar jetë pesë persona në Shkup të moshave 35, 65, 74, 75 dhe 81 vjeç, një 80 vjeçar nga Shtipi, një 82 vjeçar nga Velesi, një 78 vjeçar nga Strumica, një 55-vjeçar nga Kavadari dhe një 93 vjeçar nga Pehçeva.

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Që nga zbulimi i rastit të parë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, janë konfirmuar pozitivë 90,471 persona. Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

Ulja e numrit të të infektuarve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gjykata Speciale refuzon lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit. Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte kërkuar që...

Close