

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë. Një person ka plagosur me thikë një tjetër shtetas, ndërsa menjëherë është larguar nga vendngjarja.
Dy personat e konfliktuar kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri-tjetrin dhe më tej janë përleshur. Agresori ka qëlluar me thikë buke 42-vjeçarin dhe më pas është arratisur. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të agresorit.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Sherri mes të rinjve në Rrogozhinë, policia arreston tre të plagosurit, shpallet në kërkim autori i dyshuar
“Prurje të reja dhe përjashtime”! Deutsche Welle: Çfarë risish sjellin listat e PS dhe PD në zgjedhjet e 25 prillit
Zgjedhjet e 25 prillit/ Zëri i Amerikës: Shqipëri, ndryshime të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD
Shkatërrohet banda e drogës në itali, 55 të arrestuar, në pranga 27 shqiptarë
Pas zyrtarizimin të listave, Kryemadhi mbledh kandidatët e Tiranës: -47 ditë drejt ndryshimit, bashkë në 25 prill
Drejtuesi politik i PD te familja e varfër në Kukës: Me PD, jeta e tyre do të përmirësohet!
Audio-incizimi për manipulim votash, jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Kosovës
Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për drogë në Mallakastër
Lini nje Koment