X

“Janë paratë, paratë, kullat, kullat..”/ Lubonja për lidhjet e mafias së kullave me pushtetin: Si po na mbyt ky tumor!


Në Shqipëri ka plasur një skandal, pas publikimit të përgjimeve të anti-mafias italiane, ku eksponentë të grupit mafioz Ndragheta, flasin për përfitimin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, kundrejt rryshfetit në shifrën 20%, ndërtimet në qendrën e Tiranës dhe korrupsionin në Shëndetësi.

Por edhe pa dalë këto përgjime, raportet ndërkombëtare e paraqisnin sektorin e ndërtimit, veçanërisht në Tiranë, si një lavatriçe të madhe të parave të pista. Kështu, sipas një publikim të “Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar”, reth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017-2019 në kryeqytet nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro.

Çështja e pastrimit të parave nëpërmjet ndërtimit të kullave dhe flluska e ndërtimit është trajtuar shpesh në emisionin “Të Paekspozuarit”, përpara se ky emision të mbyllej (shih më poshtë emisionet e plota).

Ndërkohë, një nga analistët më kritikë të këtyre skemave të  pastrimit të parave, korrupsionit, por edhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, është Fatos Lubonja. Ndiqni më poshtë videon, ku ai e përmbledh shkurt, se çfarë është bashkëpunimi midis pushtetit dhe mafias së ndërtimit.

/TPZ.al/

VIDEO:

 

TË PAEKSPOZUARIT – EMISIONE PËR KULLAT, PASTRIMIN E PARAVE DHE FLLUSKËN E NDËRTIMEVE

LEXO EDHE:

Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë

“U pastruan 1.6 miliardë euro në tre vjet”, Raporti: 60% e firmave që ndërtuan në 2017-2019 nuk justifikojnë financat

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/