X

Ishin pjesë e ceremonisë së inagurimit të Biden, dyqind ushtarë u infektuan me koronavirus

Të paktën dyqind ushtarë të Gardës Kombëtaretë cilët ishin pjesë e sigurisë për ceremoninë e Presidentit të ri amerikan Joe Biden kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Zyrtarët e lartë të mbrojtjes kanë konfimruar për mediat se numri i trupave të Gardës Kombëtare që dolën pozitivë mund të rritet, por ishte ende një pjesë e vogël e më shumë se 25,000 trupave të dislokuar në Washington.

Qeveria amerikane vendosi masa të pashembullta sigurie në qytet pas sulmit në Kapitol nga mbështetësit e ish-Presidentit Donald Trump më 6 janar, duke përfshirë gardhe të mbushura me tela dhe pika kontrolli të drejtuara nga Garda Kombëtare.

Ndërkohë në SHBA janë raportuar për të dytën ditë radhazi mbi 4,000 viktima nga COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Nisin protestat në Rusi, kërkohet lirimi i liderit të opozitës

Dhjetëra persona janë arrestuar ndërsa kanë shpërthyer protestat në të gjithë Rusinë në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës...

Close