X

Greqi/ Konfirmohen 605 raste të reja të koronavirusit, 24 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, konfirmoi sot 605 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 15 1646. Ndërkohë që 292 pacientë po trajtohen të intubuar, 1066 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot edhe 24 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5622 vdekje në total në vend.

Kujtojmë se në Greqi, autoritetet kanë zbuluar edhe disa raste të shfaqjes së koronavirusit të ri, duke marrë masa kontrolle, edhe në kufi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Paralajmëroi se do të ngrinte padi për shpifje, Grida Duma i përgjigjet Veliajt: Asnjë mjet nuk do më ndalojë mua dhe PD-në të themi të vërtetën!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pasi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi se do të ngrinte padi...

Close