X

E akuzuan se shkeli urdhrin për tu vaksinuar për Covid, dorëhiqet gjenerali spanjoll

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Spanjolle, Gjeneral Brigade Miguel Βngel Villarro , ka dhënë dorëheqjen pasi u akuzuar se është vaksinuar për Covid 19 duke përfituar nga posti.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Gjenerali Villarroya për të ruajtur imazhin e forcave të armatosura është larguar nga detyra.

“Për të ruajtur imazhin e forcave të armatosura, Gjenerali Villarroya paraqiti dorëheqjen e tij Ministrit të Mbrojtjes sot,” tha Shtabi i Përgjithshëm në një deklaratë.

Ndërkohë 63 vjeçari Wingar Villarroja, ka thënë se kurrë nuk kishte ndërmend të “përfitonte nga privilegjet e tij”.

Ndërkohë një ditë më parë, ministria e Brendshme shkarkoi një nënkolonel, “ndërlidhës” të Milicisë me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi pas një hetimi të brendshëm u zbulua se ai ishte vaksinuar pa qenë pjesë në grupet përparësore .

Ndërkohë Spanja si shumë vende të tjera ka zgjedhur fillimisht të vaksinojë personelin infermieror dhe të moshuarit që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve.

Gjithashtu përveç ushtrisë, shumë politikanë nga parti të ndryshme janë vaksinuar, pa qenë pjesë në grupet prioritare. Njëri prej tyre, ëhstë edhe këshilltari Rajonal i Shëndetit Murcia Manuel Villegas, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Konflikt me thika në Vlorë/ Plagoset 42-vjeçari, autori në kërkim. Policia jep detajet e para të ngjarjes

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë. Një...

Close