

Milani pësoi një disfatë të rëndë 0-3 përballë Atalantës në ndeshjen e fundit të fazës së parë të Serisë A, megjithatë skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli mbetet e para në renditje e për rrjedhojë fiton titullin simbolik kampione e dimrit, pasi Interi dështoi të merrte maksimumin e pikëve në fushën e Udineses (0-0).
Në ditën e debutimit të Mario Mandzukicit (u aktivizua në minutën e 70-të), Milani gjeti përballë një skuadër të mirorganizuar dhe shumë cinike në daljet në sulm, e cila me plot autoritet iu impnua “Djallit” duke i shënuar tre gola dhe goditur shtyllën.
Takimin e zhbllokoi Romero në minutën e 26-të, ndërsa Ilicic shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Frank Kessie në minutën e 53-të.
Bergamaskët nuk hoqën dorë nga loja sulmuese edhe pse ishin në epërsi të dy golave dhe kjo strategji u dha të drejtë, teksa pas disa rasteve të humbura shënuan të tretin me Duvan Zapatan në minutë ne 77-të, duke mbyllur përfundimisht sfidën.
Nuk përfitoi nga kjo humbje disi e papritur e kuqezinjve Interi, që barazoi 0-0 në “Dacia Arena” me Udinesen. Pavarësisht dominimit në lojë dhe rasteve të krijuara, zikaltrit nuk ia dolën të shënonin qoftë një gol. Vazhdon të ketë probleme para portës Lautaro Martinez, por mundësitë për të shënuar i patën edhe Barella e Hakimi, që nuk u treguan sa duhet të saktë në finalizimin.
Interi e mbyll fazën e parë të Serisë A në vendin e dytë me 41 pikë, dy më pak se rivalët ndërqytetas (Milani), që u gjunjëzuan nga Atalanta.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Presidenti numër 42, Joan Laporta rikthehet në krye të Barcelonës
Dygolësh i Insignes, Napoli nuk i ndahet vendit të katërt
Real Sociedad mjaftohet me një gol, për t’i bërë presion Sevillas!
Futbolli gjirokastrit në zi, një atak kardiak i merr jetën ish-kapitenit të Luftëtarit
La Liga/ Nuk ka fitues në derbin me Aletico Madrid, Benzema mban Realin në garë për titull
Skënderbeu surprizon Partizanin, një brazilian i jep fitoren e parë Memellit!
Milani fiton në Verona, Parma ndal Fiorentinën
Roma fiton ndaj Genoas, Mancini u jep tri pikët verdhekuqve
Lini nje Koment