X

Arrestohet në Hollandë “El Chapo i Azisë”, trafikanti më i njohur i drogës në Australi

Policia hollandeze ka vënë në pranga një ndër personat më të shumëkërkuar nga autoritetet australiane, i njohur me nofkën “El Chapo i Azisë”.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 57-vjeçari kinez Tse Chi Lop, me pasaportë kanadeze konsiderohet si kreu i një karteli që fut rreth 70% të metamfetaminës në Australi. Karteli i tij njihet si “Kompania” dhe prodhon dhe lëndë të tjera narkotike sintetike. Tse kërkohej nga policia australiane prej tetë vitesh, që prej një aksioni në Melbourne ku u sekuestruan 2kg heroinë and metamfetaminë, $4milionë para të thata, $5milionë në prona, $10,000 në bizhuteri, 99 çanta të dizenjuara nga emra të njohur, një veturë Lamborghini dhe $600,000 në çipe kazinoje.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, karteli i Tse siguron rreth 10-23 miliardë dollarë në vit nga trafiku i drogës.

57 vjeçari mbante një profil të ulët, megjithatë shpenzonte shuma të mëdha përsa i përket argëtimit. Sipas disa burimeve, ai ka humbur rreth 85 milionë dollarë brenda një nate në një kazino të Makaut.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Ambasadorja amerikane në Shkup: Presim hapjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në!

Ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Kate Mary Byrnes, në një intervistë dhënë shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, thekson...

Close