X

“100 ditët e para të qeverisë së re”, Basha: Fund praktikave të ekonomisë kriminale

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se më 25 prill, qeveria Rama do të bjerë me turp.

Basha shpalosi programin e PD-së në 100 ditët e para të qeverisë së tij. Ai tha se do ndajë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi dhe do marrin fund praktikat e ekonomisë kriminale.

Po ashtu, Basha deklaroi se taksa 9 përqind do të rrisë paratë në xhepat e shqiptarëve.

“Cili është problemi kryesor që ndodhemi në këtë gjendje? Ka ditë më të qartë për ta thënë këtë se sa dita kur anti-mafia ka treguar, anti-mafia Italiane se sa i thellë është korrupsioni në Shqipëri? Çfarë na kushton ne më shumë se korrupsioni? Asgjë! 7.2 miliardë euro kjo qeveri ua ka vjedhur shqiptarëve. Masat e para do të jenë ndarja me këtë praktikë.

Ndarja e krimit nga politika, lufta kundër korrupsionit do të çliroj qindra milion euro që sot zhduken në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre. Dhe kjo do të mundësoj që ne menjëherë të nisim me platformën tonë ekonomike. Ulja e taksave nuk është thjeshtë një shifër. Në qoftë se taksa jote, më fal po të drejtohem personalisht apo e dikujt që ndahet këtu në këtë studio tani apo e atyre që na ndjekin, zbret në 9%, kjo do të thotë më shumë para në xhepat e tu, po kjo do të thotë më shumë para në xhepat e biznesit. Këto para ku shkojnë sot, ku shkon ajo para ekstra që ti ja paguan me taksën progresive Ramës dhe që nesër do të jetë në xhepat e tu. Bëhet rrugë e re? Jo. Bëhet spital i ri? Jo. Ka pasur rritje pensionesh? Më pak se sa inflacioni. Ka pasur shëndetësi falas? Jo.

Ka pasur thithje investimesh dhe të ardhur në trajnim të forcës punëtore? Jo. Ja pra ku do të vijë ndryshimi i parë dhe unë po përmend vetëm një aspekt që tashmë është bërë publik, taksa e sheshtë 9%. Më shumë para në xhepat e shqiptarëve, më shumë para për të investuar tek biznesi, klimë më e mirë e biznesit, do të sjellë drejtpërdrejtë rritje të mirëqenies për të gjithë shqiptarët. Vetëm një element.

Ne kemi shpalosur heqjen e taksës për biznesin e vogël dhe këta në ditët e tyre të fundit e premtojnë kishin 8 vjet për ta realizuar, e premtojnë 3 muaj para se të largohen me votë. Ne kishim e rrogës dhe rrogën minimale 300 euro dhe këta 3 muaj përpara e kopjojnë. Mund të marr një seri premtimesh të Edi Ramës 3 muaj para se të lerë pushtetin që nuk janë gjë tjetër veçse kopje..

E kam thënë dhe po e përsëris që në detyrat që më janë ngarkuar që nga ndërtimi i Rrugës së Kombit tek heqja e vizave për shqiptarët, tek futja e Shqipërisë në NATO, detyra të cilat i kam kryer pa pasur përgjegjësinë dhe fuqinë e kryeministrit. 80 vjet po të rrijë Edi Rama në pushtet nuk i bën dot. Edhe tunelin e Elbasanit. Mos flas për Unazën e Tiranës që e gjeti gati, po ikën 8-vjeçari dhe akoma nuk e ka mbaruar. Pra, për mua dhe aftësinë time për ti qëndruar fjalës, madje për ti bërë para kohe realitet ato angazhime që kam pasur para qytetarëve flet puna ime sikundër për Edi Ramën pas 8 vitesh shqiptarët janë fare të qartë, dështimet janë të qarta, mos-mbajtja dhe thyerja e premtimeve janë të qarta”, tha midis të tjerash Basha.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Zgjedhjet e 25 prillit, Basha: Do të kandidoj vetëm në Tiranë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot në “Kjo javë” në ‘News24’ se në zgjedhjet e 25 prillit...

Close