X

Zyra për Certifikim në KQZ rekomandon që Albin Kurtit t’i lejohet kandidimi

Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i ka propozuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, duke përfshirë edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Yll Buleshkaj nga kjo zyre tha në mbledhjen e KQZ se të gjitha partitë politike i kanë plotësuar kushtet për certifikim, por se kanë paqartësi në nenin 29.

“Të gjitha subjeket i kanë plotësuar kushtet për certifikim. Pra, kemi rekomanduar certifikimin e tyre ashtu siç kanë aplikuar. I plotësojnë të gjitha kushtet nga neni 29. Qasja jonë është e gjithëpërfshirjes sepse skemi kapacitet që t’i vlerësojmë saktë. Si Zyre kurdo që hamendësohemi për një cështje, sidomos për një të drjetë bazike të kandidimit, më shumë jemi për gjithëpërfshirje, para largimit. Për Zyrën të gjithë i kanë plotësuar kushtet dhe rekomandimi është i qartë”.

“Zyra e ka një kompetencë të caktuar. Unë kam dhënë rekomandim për zëvendësim që ndonjëra parti e ka bërë, ndonjëra s’e ka bërë. S’mund të them që të largohen disa kandidatë pa qenë i sigurt juridikisht”, tha ai.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Artan Hoxha përplaset fort me Carlo Bolinon: ” Kush bëri pazar me kasetën e vrasjeve të 21 janarit”

Ende mbetet mister kaseta e filmimeve që zbardhi vrasjet e 21 janarit dhe që rrëzoi njëherë e mirë përpjekjert për...

Close