X

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk certifikon listat e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka filluar të shqyrtojë veç e veç listat e kandidatëve të subjekteve politike. KQZ nuk ka certifikuar listat e Nismës dhe LVV-së për shkak se kanë pasur kandidatë që Këshilli Gjyqësorë i Kosovës ka konstatuar se kanë dënime në tri vitet e fundit.

Daka ka thënë se LVV ka pesë kandidatë që nuk i ka zëvendësua në listë. Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar pro për të certifikuar listën e LVV-së. “Pesë vota ‘pro’, nuk cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka.

Ndërkohë janë certifikuar listat e subjekteve politike LDK, PDK, Lista serbe, Lista “Romani Iniciativa”, JGP, PREBK, SDU, Partia Balliste, IRDK, KDTP, PAI, NDS, FJALA e disa parti dhe lista tjera.

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota ‘pro’. Daka ka njoftuar se kjo parti ka zavendësuar një kandidat që ishte i dënuar. Edhe lista e PDK-së është certifikuar me 10 vota për. PDK kishte zëvendësuar një kandidat që kishte qenë i dënuar. KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbe me 10 vota pro.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, LAJME
Gjykata e Lartë merr vendimin e parë për ish-ministrin Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës...

Close