X

Vendimi për falje ndaj deputetit socialist/ Spahiu: Zyrtarët e Rilindjes nuk ndëshkohen, uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se, falja e gjobës ndaj një zyrtari të Rilindjes, vetëm sa tregon se nuk ka drejtësi ndaj qeveritarëve në pushtet.

Spahiu thekson se kultura e pandëshkueshmërisë ekziston, duke thënë se uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë.

Postimi i ish-deputetit të LSI-së Përparim Spahiu:

Vendimi i Komisionit te Sanksioneve dhe Ankesave në KQZ, i cili vendosi të amnistojë shkeljen e deputetit të Rilindjes që shpërndan leje legalizimi në shkelje të rregullave, është një inkurajim që ky organ i bën rasteve të ngjashme.

Ndarja e lejeve të legalizimit, tapive apo përdorimi i procesit të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, janë veprimtari të ndaluara nga KQZ-ja.

Pavarësisht se gjoba fillestare prej 1200 lekësh ndaj kreut të Kadastrës së Lushnjes ishte një tallje me aktin e miratuar nga vetë KQZ, simbolika e saj vlente për të dënuar një veprimtari të padenjë ku deputetë nuk bëjnë punën e tyre, por bredhin lart e poshtë nëpër Shqipëri duke shpërndarë tapi dhe leje sikur t’ua kishte lënë babai trashëgimi.

Heqja e kësaj gjobe dhe amnistia për përfaqësuesit e popullit që keqpërdorin institucionet shtetërore nuk parathotë asgjë të mirë për ndërhyrjen e institucioneve të pavarura në mbrojtje të rilindasve të rinj.

Çdo përpjekje do jetë e kotë. Uragani i 25 prillit do të bëjë drejtësi për të gjithë. Vota popullore do t’i kthejë dinjitetin shtetit, duke e vendosur atë në shërbim të qytetarit dhe jo të pushtetit.

#ShqiperiaShtepiaJuaj 🇦🇱

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, ANALIZË
KQZ-ja i rikthehet avazit të vjetër, shfuqizohet gjoba ndaj zyrtarit socialist

Drejtori i Agjencisë së Kadastrave Lushnjë, Arben Qalliu nuk do të duhet të paguajë 1,500 lekë gjobë, e cila iu...

Close