

Pas rastit të arrestimit të dy komisionerëve të vdekur të Durrësit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë habinë e radhës, duke harruar në burg për plot tetë ditë dhe duke mos e çuar para gjykatës të pandehurin Gjergji Çollaku.
Më datën 26 nëntor 2020, Çollaku është arrestuar ne Stuttgart të Gjermanisë për llogari të Republikës së Shqipërisë, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar më 11 shtator 2019, në kuadër të operacionit “Limit”, ku janë lëshuar dhe 24 urdhër-arreste, pothuaj të gjitha të ekzekutuara në atë kohë, pëveç Gjergji Çollaku dhe Rexhep Ipek, ky i fundit, i arrestuar ne Bullgari dhe i ekstraduar këto ditë në Shqipëri.
Ndonëse Gjergji Çollaku ështe ekstraduar në 14 janar 2021 në Tiranë, ai nuk ka dalë para gjykatës brenda 3 ditëve siç parashikon ligji procedural penal, për t’u njohur me masën e sigurisë si pasojë e harresës të prokurorëve të çështjes.
Në këto kushte, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është vënë në lëvizje nga avokat Arbër Hoxha, mbrojtësi i të arrestuarit. Pavarësisht kësaj, në shkelje flagrante me ligjin, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën, duke mos e shuar masën e sigurimit arrest në burg. I kontaktuar nga MCN tv, av. Arbër Hoxha u shpreh se ky është një rast i paprecedent, në shkelje të plotë të parimit “habeas corpus” dhe që do të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit./ MCN TV/
Të ngjashme
Artan Hoxha: Çmimi i kanabisit i lartë, Shqipëria furnizuesja kryesore e Greqisë
“E ardhmja u përket guximtareve”, Meta uron 8 marsin me fotot e veçanta: Vetëm me mbështetjen e grave, Atdheu ynë do të jetë më i bukur!
“Tym Idrizi, sekser i Çamërisë”/ PDIU reagon pas deklaratave të Ramës: Tradhtar dhe bablok makiavelist! 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq
Nxirret një tjetër trup nga shtëpia e djegur në Berat, po kërkohet i fundit
“Më erdhi në majë të hundës, tre muaj pa punë”/ Flet mësuesi që dogji DAR Fier, Alushaj: Jam me tre fëmijë të vegjël
Debat i fortë në distancë mes Ramës dhe Dukës: O robo, të pëlqenin vezët e mia derisa…
Emrat/ Tre të plagosur me armë zjarri. Njëri dërgohet në Tiranë, ndërsa dy të tjerë… Ja gjendja shëndetësore e tyre
“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe, koha për ndryshim!
Lini nje Koment