

Këngëtari i njohur Redon Makashi ka folur për projektin e ri që ka sjellë së fundmi.
Ai ka publikuar këngën e tij “Më mohove” në një version tjetër dhe me videoklip.
Gjatë intervistës Redoni ka rrëfyer dhe një histori që i ka ndodhur në Egjipt kur ishte me Aleksandër Gjokën dhe Dashnor Dikon.
Ai tregon se ishin ftuar për koncert, por përfunduan duke mbjellë pemë nëpër kodrat e Egjiptit.
Rudina Magjistari: Po çfarë është ai rreth mo Redon?
Redon Makashi: Kjo është marrë në Egjipt, në një jo aktivitet por në punë fizike.
Rudina Magjistari: Që do të thotë?
Redon Makashi: Është një histori shumë e gjatë.
Rudina Magjistari: Me kë ke qenë aty?
Redon Makashi: Kam qenë me Sandrin me Dashnor Dikon, ajo është një histori që do na mbajë gjysmë ore duke e treguar.
Rudina Magjistari: Më trego momentin e blerjes së unazës.
Redon Makashi: Fillimisht ne shkuam për aktivitet, por përfunduam duke mbjellë pemë në Egjipt. Ne me çunat shkuam për koncerte. Ishte ngatërruar ftesa, kishte ardhur ftesa e Ministrisë së Bujqësisë. Ka gallata kjo histori, është e gjatë. Thoshte Sandri s’kam punuar në Shqipëri, do mbjell pemë në Egjipt.
Rudina Magjistari: Realisht shkuat mbollët pemë në Egjipt?
Redon Makashi: Jo nuk pranuam, bëmë një revoltë. Shkuam mes zezakëve, po çne ne këtu, a kemi koncert i thoshim atij të ministrisë, do bëjmë koncert apo jo?
Ai pasi bisedoi me ata organizatorët që na kishin ftuar, tha çuna ne kemi ngatërruar ftesën, po duhet të mbjellim disa pemë. Çfarë pemësh?
Ne s’mund të ktheheshim dot Shqipëri sepse bileta ishte për 15 ditë. Po ka shumë histori, është shumë e gjatë.
Dhe si përfundim ato lekët e fundit që na mbetën, se harxhuam dhe lekët, nuk kishim as lekë me vete, shkuam blemë të gjithë nga një byzylyk, po asnjë nga çunat nuk e kanë, kjo e imja rezistoi.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
“I thuaj që më mungon”, dedikimi i Morena Tarakut për të ëmën e ndjerë është kaq emocionues
Me foton e rrallë nga fëmijëria, Melinda Ademi prek me fjalët për të ëmën e ndjerë
Shokon Anxhela Peristeri: Si i dola makinës para që të më shtypte
Me poza të nxehta nga Maldive-t, çfarë fshihet pas pushimeve të Dhurata Dorës
Sukses para verës, Dafina Zeqiri bashkëpunim me artistin e njohur shqiptar
Greta Koçi: Artistët shqiptarë nuk marrin atë që meritojnë
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, këngëtarja vesh fustanin e bardhë në arrati
Françeska Jaçe “ngre” temperaturat, publikon foto me bikini në ishujt Maldive
Lini nje Koment