

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar me një apel pas takimit me kreun e KED Ervin Pupe. Kim shkruan se duke punuar së bashku KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Por sipas saj, tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin që të plotësohen vakancat në Kushtetuese.
“Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit 2020.
Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara-hap pas hapi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.
Të ngjashme
“Prurje të reja dhe përjashtime”! Deutsche Welle: Çfarë risish sjellin listat e PS dhe PD në zgjedhjet e 25 prillit
Zgjedhjet e 25 prillit/ Zëri i Amerikës: Shqipëri, ndryshime të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD
Shkatërrohet banda e drogës në itali, 55 të arrestuar, në pranga 27 shqiptarë
Pas zyrtarizimin të listave, Kryemadhi mbledh kandidatët e Tiranës: -47 ditë drejt ndryshimit, bashkë në 25 prill
Drejtuesi politik i PD te familja e varfër në Kukës: Me PD, jeta e tyre do të përmirësohet!
Audio-incizimi për manipulim votash, jep dorëheqjen ministrja e Jashtme e Kosovës
Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për drogë në Mallakastër
Sot një vit nga rastet e para me COVID-19 në Shqipëri, Manastirliu apel qytetarëve: Mos e ulni vigjilencën
Lini nje Koment