X

Operacioni i RENEA në Nikël, dalin detaje, banesat e personave që u kontrolluan

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që forcat RENEA kanë zhvilluar gjatë natës së kaluar në Nikël të Fushë-Krujës.

Raportohet se ka qënë qenë SPAK që ka urdhëruar forcat e policisë për këto kontrolle, në kërkim të provave për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të pazbardhura deri më tani.

Banesat e kontrolluara janë të emrave të njohur për autoritet: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:

Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Deutsche Welle: A do t’i detyrojë COVID-19 vendet e BE-së t’i mbyllin sërish kufijtë?

BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor. Se si mund...

Close