

Gjermania e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe. Në një njoftim të ambasadës thuhet se nga dita e dielë për të hyrë në Gjermani, duhet një test negativ për çdo shqiptar, apo person që ka qëndruar më shumë se dhjetë ditë në Shqipëri.
Njoftimi i Ambasadës së Gjemanisë:
E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani!
Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria.
Që prej ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit përpara hyrjes në Gjermani:
Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit përpara hyrjes në Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e hyrjes në Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si përpara autoriteteve ashtu edhe përpara agjencisë së udhëtimit përpara nisjes së tij. Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.
Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë përpara hyrjes në Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas hyrjes në Gjermani.
Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh tre kritere:
-Hyrje vetëm me testim negativ
-10 ditë karatinë e detyruar në Gjermani
-Regjistrimi i hyrjes (www.einreiseanmeldung.de)
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Artan Hoxha: Çmimi i kanabisit i lartë, Shqipëria furnizuesja kryesore e Greqisë
“E ardhmja u përket guximtareve”, Meta uron 8 marsin me fotot e veçanta: Vetëm me mbështetjen e grave, Atdheu ynë do të jetë më i bukur!
“Tym Idrizi, sekser i Çamërisë”/ PDIU reagon pas deklaratave të Ramës: Tradhtar dhe bablok makiavelist! 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq
Nxirret një tjetër trup nga shtëpia e djegur në Berat, po kërkohet i fundit
“Më erdhi në majë të hundës, tre muaj pa punë”/ Flet mësuesi që dogji DAR Fier, Alushaj: Jam me tre fëmijë të vegjël
Debat i fortë në distancë mes Ramës dhe Dukës: O robo, të pëlqenin vezët e mia derisa…
Emrat/ Tre të plagosur me armë zjarri. Njëri dërgohet në Tiranë, ndërsa dy të tjerë… Ja gjendja shëndetësore e tyre
“Rama, problemi i Shqipërisë”, PD: Shqiptarët të lodhur nga premtimet boshe, koha për ndryshim!
Lini nje Koment