

Falë paraqitjeve të mira që ka bërë me Barcelonën B gjatë muajve të fundit, por edhe me kombëtaren shqiptare, Rey Manaj ka ngjallur interesin e klubeve italiane të cilat kërkojnë ta rikthejnë në Itali bomberin kuqezi, aty ku hodhi hapat e parë si futbollist dhe ku u bë i njohur me fanellën e Interit.
Sipas mediave italiane, Crotone në Serinë A dhe Pescara në Serinë B me të cilët sulmuesi ka luajtur edhe në të kaluarën, janë dy klubet të cilat janë të gatshme të afrojnë sulmuesin kuqezi. Ky i fundit po luan përsëri rregullisht me ekipin e dytë të Barcelonës, por duke qenë në kategorinë e tretë spanjolle, e ka të vështitrë që të tregojë siç duhet vlerat e tij, ndaj është i hapur ndaj një rikthimi të mundshëm në futbollin italian.
Por në këtë mes, ajo që bëhet pengesë është Barcelona. Katalanasit, nga njëra nuk duan të largojnë futbollistin shqiptar pasi plani i tyre për ta çuar ekipin e dytë në La Liga 2 nuk ishte i suksesshëm. Nga ana tjetër, nuk duan ta lënë të ikë në huazim, por të rikuperojnë një pjesë të parave që shpenzuan për të duke e blerë nga Albacete. Për këtë arsye, të dy klubet italiane kanë marrë përgjigje negative për huazimin, duke u bërë të qartë se Manaj mund të largohet vetëm si i transferuar përfundimisht, duke paguar kartonin e tij për një vlerë që në klub e përllogarisin rreth 2 milionë euro, aq sa shpenzuan për ta blerë. Rey Manaj që nga momenti që pjesë e kombëtares shqiptare u bë trajneri Edy Reja ka qenë një titullar fiks edhe te kuqezinjtë duke shënuar disa gola me peshë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Tahiri: Vllaznia ka humbur qetësinë, gabon në mbrojtje dhe në sulm
Inter pragmatist, mposht Atalantën me një goditje në portë, titulli më pranë!
Gattuso me valixhet gati, zbulohet kandidatët që mund ta pasojnë
Xhika pret gjithçka, Vllaznia e Kukësi ndajnë nga një pikë në Shkodër
Apolonia befason Laçin, Diop u jep një pikë fierakëve
Presidenti numër 42, Joan Laporta rikthehet në krye të Barcelonës
Dygolësh i Insignes, Napoli nuk i ndahet vendit të katërt
Real Sociedad mjaftohet me një gol, për t’i bërë presion Sevillas!
Lini nje Koment