X

Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 739 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3314 testime, nga të cilat 739 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë shtatë persona të prekur me Covid-19, ndërsa janë shëruar 469 të tjerë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3314 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 739 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

251 raste në Tiranë, 39 në Durrës, 35 në Vlorë, 34 në Lushnje, 30 në Elbasan, 27 në Lezhë, 22 në Krujë, 20 në Fier, nga 19 raste në Kavajë, Kamëz, 18 në Shkodër, nga 15 raste në Kukës, Himarë, nga 14 raste në Berat, Shijak, nga 11 raste në Mallakastër, Ura Vajgurore, Dibër, nga 10 raste në Kurbin, Mirditë, nga 9 raste në Mallakastër, Prrenjas, 8 në Gjirokastër, 7 në Vorë, nga 6 raste në Sarandë, Divjakë, Gramsh, nga 5 raste në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 4 raste në Pukë, Vau i Dejës, Bulqizë, Peqin, Kuçovë, nga 3 raste në Korçë, Mat, Pogradec, Tepelenë, Patos, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Belsh, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Përmet, Selenicë, Roskovec, Klos, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 469 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 42,895 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. Katër qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 59- 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (22 Janar 2021)

Raste të reja ditore 739

Të shëruar në 24 orë 469

Të shtruar në spitale 274

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3314

Testime totale 327,774

Raste pozitive 70,655

Raste të shëruara 42,895

Raste Aktive 26,457

Humbje jete 1303

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 15452

Fier 1974

Durrës 1494

Shkodër 1351

Elbasan 1103

Vlorë 1021

Lezhë 990

Korçë 882

Berat 807

Gjirokastër 512

Dibër 483

Kukës 388

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjermania kalon 50 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, 859 vdekje në 24 orë

Gjermania ka numëruar më shumë se 50 000 vdekje që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, sipas Institutit Robert Koch...

Close