X

“Kontrolloni kandidatët për zgjedhjet”, Yuri Kim apel partive politike: Do të mbani përgjegjësi!

“Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që do të garojnë nën flamurin e tyre.”

Kështu shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim në rrjetet sociale duke u bërë thirrje partive politike në Shqipëri që të kontrollojnë kandidatët e tyre.

Kim thekson se nëse është ky paralajmërim i vlefshëm ende apo jo, atëhere ajo citon të nominuarin e Biden për Sekretar të Shtetit, Tony Blinken.

Postimi i plotë:

Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Pres Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij 1/19 para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”.

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre.

Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dyshohen për 22 vjedhje, procedohen tre të mitur, në kërkim bashkëpuntori i tyre

Policia ka zbardhur 22 vjedhje në kryeqytet duke proceduar penalisht tre të mitur. Të miturit të moshës 13, 14 e...

Close