X

Kapshtica e bllokuar deri më 8 Shkurt, reagon Ministria e Jashtme

Pas vendimit të autoriteteve greke për të shtyrë bllokimin e kalimit në pikën kufitare të Kapshticës deri në datë 8 Shkurt, MEPJ ka njoftuar se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt Shqipërisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00.

Kategoritë që do të lejohen të kalojnë në këtë fashë orare janë këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Ndërsa mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021. Ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë“, thuhet në njoftim.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bie në pishinë, humb jetën 8-vjeçarja në Itali

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat italiane mesditën e kësaj të premte. Një vajzë 8-vjeç ka humbur jetën...

Close