

Ka përfunduar hetimi për çështjen e ngritur pas pretendimeve të zëvendëskryeministrit, Dritan Abazoviç, se atij iu ofruan 21 milionë euro për të mos rrëzuar nga pushteti partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.
Prokuroria Speciale e Malit të Zi ka përfunduar hetimin, duke marrë vendim që s’ka elemente për të nisur procedurat penale.
Në fund të nëntorit, biznesmeni Miodrag Daka Davidoviç ishte shprehur se ka informacione se dikush u përpoq ta “blinte” Abazoviçin duke i ofruar 21 milionë euro për të ndryshuar anën pas zgjedhjeve parlamentare më 30 gusht.
“Vijesti”, raporton se ai kishte thënë se udhëheqësit të Lëvizjes “URA” iu afruan paratë nga një humanist i njohur.
Po ashtu Abazoviçi konfirmoi se i ishte ofruar shifra, por duke mos e bërë publike se nga kush.
Madje ai u kishte thënë prokurorëve të bënin punën e tyre pa specifikuar nëse do të zbulonte emrin e personit për të cilin pretendon se i ka ofruar ryshfet.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Aleksandër Vuçiç dërgon 10 mijë doza vaksine anti Covid në Sarajevë
577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Meta: Koha i thërret shqiptarët për t’u bashkuar në një Besëlidhje të re
Bardh Spahia publikon fotot: Radhë e gjatë në spitalin rajonal Shkodër. Qeveria i ka braktisur
577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Albin Kurti bashkon politikanët: Populli shqiptar duhet të faktorizohet
COVID-19, Vasili: Qeveria fsheh vdekjet, nuk orienton masat, vetëm propagandë
“Rama ka dështuar”, Basha pas takimeve tek Njësia 4: Do të fillojmë menjëherë nga puna pas 25 prillit
Harta pa Kosovën në zyrën e tij, Hoxhaj-Lajçakut: Kërko falje!
Moti surpriza në fundjavë, reshje shiu dhe ulje të temperaturave
Lini nje Koment