X

Grida Duma i kthehet Ramës: Gënjeve për të vdekurit nga COVID, dil përpara familjeve në zi dhe jep llogari!

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se fsheh vdekjet nga koronavirusi në vend.

Teksa ka publikuar një video, Duma thekson në rrjetet sociale se Rama duhet të dalë përpara mijëra familjeve në zi që kanë humbur të dashurit e tyre dhe të japë llogari.

“Rama gënjeu për numrin e njerëzve që vdiqën nga covid. Ai u tha mijëra familjeve që sot vajtojnë se të afërmit që humbën janë vetëm numra. @edirama dil përpara mijëra familjeve në zi, jep llogari!”, shkruan Duma.

Kryeministri deklaroi se nga virusi kanë vdekur 1296 persona, ndërkohë që në një raport ‘Monitor’ thotë se janë rreth 6 mijë vdekje.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Belsh/ Po luante me shokët, 9-vjeçari bie nga lartësia

Një fëmijë 9-vjeçar ka rënë nga lartësi në fshatin Fier të Belshit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa fëmija...

Close