

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela. Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë në dhomën e këshillimit.
Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi ish-ministrin e Brendshëm me 3 vite shërbim prove, duke e shpallur fajtor për shpërdorim detyre, ndërsa ish-zyrtari i lartë i policisë së Vlorës, Jaeld Cela u dënua me 3 vite e 4 muaj burg.
Pas këtij vendimi, ata e apeluan, por Gjykata e Apelit vendosi prishjen e vendimit dhe duke kërkuar rigjykim në Shkallën e Parë. Pas këtij vendimi, Tahiri dhe Çela e dërguan çështjen në ngarkim të tyre në Gjykatën e Lartë për rekurs.
Pavarësisht vendimit të marrë nga ana e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, nuk dihet ende se kur mund të nisë procesi gjyqësor për shkak të vakancave në këtë gjykatë, në të cilën janë emëruar vetëm 3 gjyqtarë, ndërsa çështja kërkon 5 gjyqtarë për ta shqyrtuar.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Del ekspertiza e tragjedisë në Berat, si u shkrumbuan babë e bir nga zjarri
“Mbeten në fuqi masat për Kakavijën”, qeveria greke: Qafë Bota do të vijojë të qëndrojë e mbyllur
Sherri mes të rinjve në Rrogozhinë, policia arreston tre të plagosurit, shpallet në kërkim autori i dyshuar
“Prurje të reja dhe përjashtime”! Deutsche Welle: Çfarë risish sjellin listat e PS dhe PD në zgjedhjet e 25 prillit
Zgjedhjet e 25 prillit/ Zëri i Amerikës: Shqipëri, ndryshime të papritura në listat e kandidatëve të PS e PD
Shkatërrohet banda e drogës në itali, 55 të arrestuar, në pranga 27 shqiptarë
Pas zyrtarizimin të listave, Kryemadhi mbledh kandidatët e Tiranës: -47 ditë drejt ndryshimit, bashkë në 25 prill
Drejtuesi politik i PD te familja e varfër në Kukës: Me PD, jeta e tyre do të përmirësohet!
Lini nje Koment