

Policia ka zbardhur 22 vjedhje në kryeqytet duke proceduar penalisht tre të mitur.
Të miturit të moshës 13, 14 e 17 vjeç dyshohet të jenë autorë të këtyre vjedhjeve, teksa është shpallur në kërkim bashkëpuntori i tyre.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Zbardhen dhe dokumentohen 22 raste të vjedhjeve të ndryshme, procedohen penalisht 3 shtetas të mitur, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Z., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
K.S., 22 vjeç, pasi në aksin rrugorë Tiranë – Durrës u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
D. P.(Gj)., 31 vjeç, pasi në rrugën dytësore Vorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.63 mg/l.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S., pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Përfaqësuesja e re e PS-së trondit thellë Fevziun, nuk di të thotë avantazhet e Ramës. Kërkon shtjellim të pyetjes tre herë…
COVID-19 u merr jetën dy infermierëve nga Lushnja dhe Mati
Ish-drejtori i VOA: Dvorani prokuror në protestat e Shkodrës kundër diktaturës, vlerësimi nga DASH i paarsyeshëm
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt mjetit të 24-vjeçarit
Pano Soko: BE dha 600 mln euro për pandeminë në Shqipëri, Rama u tall me qytetarët
“Isha për të pirë ujë”/ Si u justifikua hajduti shqiptar i arrestuar sapo doli nga burgu
Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill
Mësues dhe nxënës të infektuar në shkollën ku vdiq drejtori nga COVID-19
Lini nje Koment