X

Dëbimi i diplomatit rus nga Shqipëria, reagon Ministria e Jashtme e Rusisë: Nuk do të mbeteni pa përgjigje

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar ashpër për dëbimin e diplomatit Alexey Krivosheev për shkelje të masave antiCovid.

Siç transmeton RIA, për Ministrinë e Jashtme ruse ky hap i Shqipërisë është provokim i qartë që synon përkeqësimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare, dhe paralajmërohet se nuk do të mbetet pa përgjigje.

Nga ana tjetër MEPJ Ruse thekson se një nga parimet në diplomaci është reciprociteti.

Ditën e djeshme u njoftua se diplomati rus Alexey Krivosheev ishte shpallur ‘non-grata’ nga autoritetet shqiptare për shkak të shkeljeve të masave antiCovid.

Po ashtu menjëherë reagoi ambasada ruse duke theksuar se i cilëson akuzat të pabaza.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit: Shtyhet hapja e kalimit në Kapshticë

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për...

Close