X

Boris Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar


Kryeministri britanik, Boris Johnson, u shfaq në një konferencë pë shtyp, sëbashku me autoritetet më të larta shëndetësore, për të shpjeguar shifrat e përhapjes së virusit në Mbretërinë e Bashkuar dhe sjelljen e variantit të ri të koronavirusit.

Kryeministri sqaroi se ka prova që varianti i ri i virusit mund të jetë më vdekjeprurës.

Tashmë duket se ka prova që varianti i ri, mund të lidhet me një shkallë më të lartë vdekshmërie“, tha Johnson.

Këshilltari i parë për Shkencën në qeverinë britanike, Sir Patrick Vallance, tha se ka paqartësi lidhur me të dhënat e deritanishme, por se disa të dhëna nga personat që kanë rezultuar pozitivë me variantin e ri të virusit, sugjerojnë një nivel më të lartë vdekshmëria. Konkretisht, Vallanca shpjegoi se, nëse me variantin e parë ka patur 10 vdekje për çdo një mijë të infektuar, tashmë ka 13-14 vdekje për çdo një mijë të infektuar.

Vallanca shtoi se provat klinike, sugjerojnë se vaksinat kundër koronavirusit, janë efektive edhe ndaj variantit të ri britanik.

Megjithatë, ai u shpreh se ka shqetësime rreth dy varianteve të tjera të virusit, që kanë mbërritur edhe në MB, konkretisht ai i Brazilit dhe i Afrikës së Jugut dhe efektivitetin e vaksinës në raport me to. Testimet vijojnë në disa laboratorë në mbarë botën, për të kuptuar nëse vaksina ofron mbrojtje edhe ndaj këtyre dy varianteve të virusit.

Mbretëria e Bashkuar është përballur me shifra mjaft të larta të infektimeve dhe fataliteteve si pasojë e virusit. Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 1401 persona.

Vendi gjendet në një izolim kombëtar dhe kryeministri Johnson nuk dha një datë se kur mund të përfundojë izolimi.

Ndërkohë në MB vijon vaksinimi me ritme të larta dhe aktualisht janë vaksinuar me dozën e parë, mbi 4.9 milionë persona. Qeveria ka vendosur si objektiv, vaksinimin e 15 milionë personave deri në mesin e muajit shkurt. Për këtë arsye, marrja e dozës së dytë do të bëhet pas një periudhe më të gjatë sesa ishte parashikuar fillimisht, në mënyrë që më shumë qytetarë të kenë një nivel mbrotje nga doza e parë.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in Bota Kryesore, KRYESORE, LAJME
KQZ-ja i rikthehet avazit të vjetër, shfuqizohet gjoba ndaj zyrtarit socialist

Drejtori i Agjencisë së Kadastrave Lushnjë, Arben Qalliu nuk do të duhet të paguajë 1,500 lekë gjobë, e cila iu...

Close