X

BE mesazh të prerë Putinit: Lironi menjëherë Navalnyn!

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht.

Navalny u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.

Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht – masë që i është shqiptuar më herët, pas disa auzave të ngritura për përvetësim fondesh.

Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht.

Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

/REL

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Fushatë derë më derë, zgjedhësi ka gjithmonë të drejtë!” Zbardhet udhëzimi i PD, nga detyrat te mënyra e sjelljes me elektoratin

Zbardhet udhëzimi i PD-së për fushatën elektorale. Degët udhëzohen se do të ketë takime derë më derë gjatë fushatës dhe...

Close