X

Aksidenti i rëndë në Elbasan, policia: Katër të plagosur, mes tyre dy gra

Policia e Elbasanit përmes një komunikimi për mediat ka zbardhur detaje nga aksidenti që ndodhi sot në aksin Elbasan-Peqin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Papër. Burime zyrtare nga policia e Elbasanit, bënë me dije se mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.D., 24 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin tip ” Toyota”, me drejtuese shtetasen V.T., 32 vjeçe , banuese në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere të mjetit tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 739 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3314 testime, nga të cilat...

Close