X

Ulsi Manja flet me bindje: Drejtësinë për 21 janarin do ta bëjë drejtësia e pavarur që reformuam ne!


Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shfaqur në një intervistë për News24, në dhjetë vjetorin e 21 janarit, ku u vranë në bulevard katër qytetarë.

Edhe pse kanë kaluar 10 vite, Manja këmbënguli, se drejtësia do të vijë edhe për 21 janari, nga organet e reja të drejtësisë, sipas tij të reformuara me vullnetin e mazhorancës.

I pyetur lidhur me përgjegjësinë e mazhorancës, për mos zbardhjen e kësaj ngjarje, Manja tha se mazhoranca “e ka bërë detyrën”.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, ka premtuar drejtësi për 21 janarin. Rama i përkujton viktimat çdo vit, duke vendosur lule në pllakat që janë vendosur në nder të tyre në Bulevard, por ende edhe sot nuk ka drejtësi për këtë ngjarje. Policia e shtetit nuk është aktivizuar për të kërkuar prova të reja për ngjarjen, por vetëm ditët e fundit, kur po afrohej data përkujtimore, ka patur aludime se policia mund të referojë prova në prokurori, çka ngjan më shumë me një operacion porpagande sesa me një përpjekje serioze.

Pjesë nga intervista e Ulsi Manjës: 

Pse nuk është zbardhur ende ngjarja?
21 janari është çështje e drejtësisë. Ajo që na takon ne si mazhorancë është raporti jonë me drejtësinë. Në këto 8 vjet ne kemi ndërmarrë një nga reformat më të thella, ajo në Drejtësi, dhe shpresojmë që drejtësia e re do duhet ta ketë në tryezën e saj të punës zbardhjen e 21 janarit. Kjo dosje do duhet të zbardhet, përtej faktit që familjarët e viktimave duan drejtësi, por është edhe çështje e standardit kushtetues në një demokraci. Pa u zbardhur 21 janarit, protesta dhe e drejta e protestës është goditur me plumbat e shtetit. S’mund të jemi të gjithë njësoj.

A ndjeheni ju fajtorë që ngjarja nuk është zbardhur?
Sot viktimat janë shpallur “Dëshmorë të Atdheut”, por nderimi për viktimat e 21 janarit është bërë në përputhje me ligjin përgjatë këtyre 10 viteve. Ne e kemi bërë detyrën tonë aty ku i kemi kartonët dhe shpresojmë që drejtësia e re do fillojë të japë frutat e para dhe dosja e parë është e 21 janarit. Do vijojmë të mos heshtim për asnjë sekondë për të kërkuar drejtësi për viktimat. Vrasjet nuk i zbardh qeveria, ne krijojmë shtratin e nevojshëm për një drejtësi të pavarur. Dhe sprova e kësaj drejtësie që ne presim është 21 janari. Jam i bindur se pas kërkesës së Policisë së Tiranës mund të shihet dhe çështja e kompetencës së dosjes. Nëse do të zbardhet tërësisht si krim shtetëror, kjo dosje padiskutim që mund të përfundojë në dyert e SPAK. Ka veprime hetimore për ta risjellë skemën e 21 janarit, dhe kjo është tërësisht e mundur të kryhen edhe sot nga Prokuroria. Përsëri ka prova po të kthehet në vendin e ngjarjes. Unë besoj që 21 janari mund të zbardhet plotësisht. Në këtë pikë, viktimat mund të preheshin në paqe, por edhe shoqëria në tërësi do të ishte përfituesja më e madhe në kuptimin e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore në një demokraci. Nëse nuk do të bëhet drejtësi për 21 janarit askush nuk ka garanci se nëse pushteti i djeshëm nuk riciklohet, të ngrihet në pushtet, e të mos vrasë sërish. Ne duhet të kërkojmë nga drejtësia që të kryejë detyrën që i ka ngarkuar ligji. 21 janari është një dosje e pazbardhur dhe në rastin konkret është krim shtetëror dhe do duhet të jetë prioritet.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
Mbi 210 mijë raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve në mbarë botën

Brenda 24 orëve në mbarë botën janë regjistruar 210 mijë e 515 raste me koronavirus. Sipas faqes botërore të statistikave,...

Close