X

“Shkeli rregullat anti-Covid”/ Shqipëria shpall “non grata” diplomatin rus, e dëbon nga vendi


Shqipëria ka shpallur “non grata” një diplomat rus, me argumentin se ka shkelur rregullat anti-Covid.

Ministria e Punëve të Jashtme, njoftoi se ka dëbuar nga vendi diplomatin Alexey Kribosheev, por nuk e ka shpjeguar për publikun, se çfarë ka ndodhur konkretisht me këtë diplomat dhe çfarë ka bërë ai, që është konsideruar si një shkelje e masave anti-Covid.

Në njoftimin e ministrisë, thuhet se diplomati është paralajmëruar të mos i shkelë masat, por ka vijuar me këtë sjellje.

Kujtojmë se masat anti-Covid, i ka shkelur edhe kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, njëkohësisht zv. ministre e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, por ende vijon të jetë në detyrë.

Deklarata për shtyp e Ministrisë së Jashtme: 

Qeveria Shqiptare dëshiron forcimin e marrëdhënieve miqësore me Federatën Ruse, dhe shpreh keqardhje që vullneti i mirë i të dyja palëve është cenuar nga veprime individuale, të përsëritura të personelit diplomatik rus në Tiranë, në mosrespektimin e masave të marra nga autoritetet shqiptare, për mbrojtjen e popullsisë ndaj COVID-19.

Që prej muajit prill 2020, por dhe në fillim të këtij viti, Qeveria Shqiptare ka pasur ankesa dhe denoncime të vazhdueshme, mbi shkeljet e hapura të masave të marra nga ana e një diplomati të ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë.

Përfaqësues të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë kontaktuar me ambasadorin e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë, Mihail Afanasiev, duke i bërë me dije shqetësimin për shkeljet e vazhdueshme të masave anti COVID-19 nga diplomati. MEPJ ka mirëpritur dhe e vlerëson thellë rolin plotësisht bashkëpunues të ambasadorit për këtë çështje, me premtimin se këto akte nuk do të përsëriten.

Fatkeqësisht, ndryshe nga premtimet, diplomati ka vijuar me shkeljen e masave, pavarësisht shprehjes së dëshirës së mirë të të dyja palëve për mos përsëritjen e shkeljeve.

Sfidimi i përsëritur i rregullave dhe masave mbrojtëse ndaj pandemisë, dhe shpërfillja e shqetësimeve të institucioneve të shtetit shqiptar lidhur me to, nuk mund të justifikohen e nuk mund të tolerohen më tej.

Me keqardhje, Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin të shpallë “Person NON Grata” (person të padëshirueshëm), diplomatin Alexey Krivosheev, me detyrimin që të largohet brenda 72 orësh nga momenti i dhënies së njoftimit zyrtar.

Urojmë që ky vendim i imponuar nga mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave të shtetit shqiptar, në një kohë kaq sfiduese për të gjithë globin, do të mirëkuptohet plotësisht nga pala ruse, si një masë e dosmosdoshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë e të gjithë shtetasve brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, qofshin këta shqiptarë ose jo.

Sigurojmë palën ruse për ndjenjat tona miqësore dhe për gatishmërinë tonë, në vijim të punës së mirë të nisur, për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Ulsi Manja flet me bindje: Drejtësinë për 21 janarin do ta bëjë drejtësia e pavarur që reformuam ne!

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shfaqur në një intervistë për News24, në dhjetë vjetorin e 21 janarit,...

Close