X

Shënon Çinari/ Partizani fiton derbin me Tiranën

Eraldo Çinari u bë heroi i Partizanit në fitoren 1-0 me Tiranën, ndërsa i mjaftuan vetëm pak minuta në fushë për të shënuar një gol me shumë peshë, rreth gjashtë muaj pas pranisë së fundit të tij në një ndeshje zyrtare.

Vetëm 21 sekonda i mjaftuan Tiranës për të rrezikuar portën e Partizanit me Seferin, goditja e të cilit prirët me portën i devijua në fundore nga Hoxha. Në të 18-ën Asani kontrollon topin në zonë, tenton prirët me portën, por topi përfundon ngjitur me shtyllën. Vetëm pak çaste më vonë, provon Melo me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Bekaj.

Çfarë humbet Seferi në të 36-tën, sulmuesi bardheblu del përballë Hoxhes, e shmang atë, por nuk arrin të të gjejë portën, topi shkon në fundore.

Pas sekonda më pas rreziku kalon në portën tjetër, Cardeiro përballë Bekajt godet mbi tra. Futbollisti i kuq kërkon 11-metërsh pas përplasjes me portierin bardheblu, por nuk është i këtij mendimi Jorgji.

Pjesa e dytë nis më mirë për Partizanit, që për disa minuta e mbyll në zonë kundërshtarin. I pafalshëm gabimi i Solomonit në në minutën e 47-të, me sulmuesin e kuq që nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës.

Ekuilibrat në fushë u prishën në minutën e 52-të, kur Jorgji i tregoi kartonin e dytë të verdhë Jurgen Bardhit, për një ndërhyrje ndaj portierit Bekaj. Irritohen futbollistët e kuq për këtë vendim të kryesorit, por Jorgji nuk bën prapakthehu.

Pak minuta më vonë, Tosheski vë në provë Alban Hoxhën, për të ardhur më pas te kartoni i dytë për Idi Bathën, pas një ndërhyrjeje ndaj Asanit. Forcat në fushë ekuilibrohen pas vetëm 4 minutash.

E pakuptueshme lëvizja e Melos në hyrje të zonës, thuajse i vetën përballë Bekajt. Braziliani vonon në finalizim, me rrezikun që largohet nga porta bardheblu.

Daja dhe Dede në të 68-ën bënë disa ndërrime, Junior e Cara zëvendësuan Melon dhe Solomonin, ndërsa Kuka e Danson ulën në stol te bardheblutë Seferin dhe Halilin.

Një gabim i Malës mund t’u kushtonte shtrenjtë të kuqve në minutën e 77-të, me bardheblutë që nuk, mundën të finalizonin.

Në të 78-ën vjen momenti i Erlado Çinarit, që mori vendin e Jasir Asanit, i cili tregoi pakënaqësi për zëvendësimin.

Partizani merr kontrollin e lojës në minutat e fundit, ndërsa në këmbët e bardhebluve filloi të ndihej më shumë lodhja.

Në minutën e 83-të erdhi goli që vendosi sfidën në favor të të kuqve. Pas një ngulmimi të gjatë të “demave”, Murataj tenton në hyrje të zonës portën, por topi shkon te Çinari që e devijon drejt rrjetës duke mos i thënë asnjë shans portierit Bekaj.

E kuptueshme festa e çmendur e sulmuesit shkodran, që vetëm një ditë pasi mori lejen e aktivizimit nga FIFA, realizoi një gol me shumë peshë, që mund të vendosë shumë në ecurinë e sezonit.

Vetëm pak minuta pas golit, Vrapi i Tiranës pati shansin të barazonte, por ndërhyri në kohë Belica.

As aktivizimi i Sasrakut 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt nuk e ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, me Partizanit që rikthehet te fitorja në derbi pas dy humbjeve dhe dy barazimeve.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Mandzukic: Unë dhe Ibra të frikshëm, japim shembullin për më të rinjtë!

Mario Mandzukic është gati të fillojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Gjatë prezantimit me si kuqezi sulmuesi kroat...

Close