X

Kryeministri i Kosovës i shkruan letër Presidentit Biden, ku falenderon Donald Trumpin! (letra)


Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka shkruar një letër presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden, ku e uron për marrjen e detyrës dhe i shpreh përkushtimin për të punuar me administratën e re.

Ajo që bie më shumë në sy në letrën e kryeministrit, është edhe një falenderim për ish presidentin Trump edhe pse letrën i’a ka dërguar pasardhësit të tij.

Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale”, shkruan Hoti.

Kryeministri Hoti duket se është treguar i kursyer, duke shkruar një letër për të dy presidentët, ndërkohë që mund ta falendronte ish presidentin Trump, me një letër të veçantë.

Kujtojmë se Hoti firmosi në Zyrën Ovale, në prezencën e Trump dhe Vuçiç, marrëveshjen Kosovë-Serbi. Pas atij takimi, aq i entuziasmuar ishte kryeministri i Kosovës, sa shprehu gatishmërinë që liqenit të Ujmanit t’i vendosej emri “Trump”, pasi një gjë e tillë u propozua nga Richard Grenell. Nuk dihet nëse Hoti e ka ende këtë dëshirë, pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Letra e plotë e Avdullah Hotit për Presidentin Biden: 

I nderuar z. Biden,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni urimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jam shumë i lumtur të theksoj se Republika e Kosovës ka marrëdhënie shumë të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në historinë e fundit të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar.

Qeveria e Republikës së Kosovës, të gjitha partitë e saj politike, pozita dhe opozita janë plotësisht të përkushtuara për të kultivuar dhe forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë jam i përkushtuar të punoj me administratën tuaj për të forcuar Institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit.

Me këtë rast, do të doja të shpreh falënderimet dhe mirënjohjet e mia për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij për mbështetjen e dhënë për proceset demokratike në Kosovë, dhe integrimet ekonomike rajonale.

Me vlerësimin më të lartë për ju dhe vendin tuaj, e mirëpres bashkëpunimin me ju.

Sinqerisht,

Avdullah Hoti.

Kryeministër i Republikës së Kosovës

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BALLKAN, KRYESORE, LAJME
Projekti Vlorë-Orikum, Meta takon Avokaten e Popullit: 60 ankesa nga banorët, transparencë

Pas sqarimit të qytetarëve në terren për projektin e rrugës Vlorë-Orikum dhe akuzave kundër kryeministrit Edi Rama, Presidenti ka pritur...

Close