X

Joe Biden shpalos planin e tij për të luftuar koronavirusin

Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar vendit për të shpalosur planin administratës së tij për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Presidenti është duke nënshkruar 10 urdhra ekzekutivë, memorandume dhe direktiva të përqendruara në adresimin e pandemisë.

Biden nënshkroi një urdhër që rrit furnizimet për vaksinim, testim dhe pajisje mbrojtëse personale dhe një tjetër që nxit zhvillim e terapive për të trajtuar Covid-19.

Si pjesë e strategjisë së tij më të gjerë për të menaxhuar pandeminë, presidenti Biden tha se ai do të drejtojë Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave për të krijuar një ndërlidhës për secilin shtet që do t’i raportojë qeverisë federale.

Po ashtu, presidenti gjatë fjalimit të tij u përpoq të siguronte amerikanët se rivendosja e “besimit publik” është një përparësi kryesore në planin e administratës së tij për të luftuar pandeminë.

Mbi të gjitha, plani ynë është të rivendosim besimin e publikut. Ne do të sigurohemi që shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik të flasin drejtpërdrejt me ju,” tha Biden.

“Kjo është arsyeja pse ju do të dëgjoni shumë më tepër nga Dr. Fauci përsëri, jo nga Presidenti por nga ekspertët e vërtetë dhe shkencëtarët e mirëfilltë.”

Biden shtoi: “Ne do të sigurohemi që ata të punojnë të lirë nga ndërhyrjet politike dhe që ata të marrin vendime të bazuara në mënyrë rigoroze vetëm në shkencë dhe kujdes shëndetësor, vetëm në shkencë dhe shëndetësi, jo në cilat janë pasojat politike.”

Presidenti amerikan tha se sistemi i ndërlidhjes do të bazohet në një model që qeveria federale ka përdorur për t’iu përgjigjur uraganëve, përfshirë Uraganin Sandy, me të cilin ai ishte “thellësisht i përfshirë”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Berisha krahason 21 janarin me sulmin në Kapitol, ku u vranë 5 persona: Edhe në SHBA synohej pushteti!

Në dhjetë vjetorin e vrasjeve në bulevard, kryeministri Sali Berisha, ka qenë i ftuar në Syri Tv, ku ka treguar...

Close