

Dega e “Lëvizjes Vetëvendosje” në Shqipëri, do të kthehet në një parti politike dhe do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Lajmi është bërë i ditur në një konferencë për shtyp, nga përfaqësues të kësaj lëvizje.
Vetëvendosje ka prezantuar dy kandidatët e parë për deputetë, konkretisht Boiken Abazin në qarkun e Tiranës dhe Iliaz Shehun në qarkun e Lezhës.
Boiken Abazi është drejtues i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Ai ka qenë mjaft aktiv në protesta kundër pushtetit dhe një zë i rëndësishëm publik, kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Shqipërisë, sa i përket çështjes së delimitimit të hapësirave detare me Greqinë.
Më poshtë mund të ndiqni konferencën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku jepen detaje rreth dy kandidatëve të parë për zgjedhjet e 25 prillit.
VIDEO:
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Presidenca-Ramës: Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi, mos e provoko popullin e 2 marsit
Rama i mërzitur me paktin parazgjedhor PD-LSI: Lulin e lidhën me zinxhirë, ai nuk është lider!
COVID-19, Vasili: Qeveria fsheh vdekjet, nuk orienton masat, vetëm propagandë
Një vit nga protesta e 2 Marsit, Meta: Misionin tonë do e çojmë deri në fund!
Borxhi i jashtëm u shtua me 1 miliardë euro më 2020, ritmi më i lartë i tre dekadave
“100 dështimet e Ramës”, Basha: Dëmi në buxhetin e shtetit gjatë qeverisjes së tij 6.2 miliardë euro
Arti në zi/ Ndërron jetë kompozitori i njohur Agim Krajka
Vlerësimi i DASH për Ardian Dvoranin/ Meta: Çdo njeri që ka shkelur Kushtetutën do të shkojë në burg. Amerikanët e Edi Ramës i kap për veshi
Lini nje Koment