

Mbrëmjen e djeshme në “E ardhmja është vajzë” në ABC, ishte e ftuar moderatorja e sportit Lei Kraja.
Me çiltersinë që e karakterizon ajo foli për suksesin përballë moderatores Ermira Çausholli. Lei tregoi se rrugëtimi i saj nuk ka qene aspak i lehtë por me ndihmën e shumë njerëzve ja ka dalë të jetë një nga moderatoret më të njohura të sportit në Shqipëri.
“Për mua sukses është të jesh me këmbë në tokë, kritikat apo dështimet të të shërbejnë për t’u përmirësuar, çdo ditë të punosh me të njëjtin pasion dhe të jesh mirënjohëse ndaj njerëzve që të kanë ndihmuar.
I jam shumë mirënjohëse të gjithëve në Super Sport që më kanë mbështetur e ndihmuar me gjithë vështirësitë e mia me gjuhën shqipe. Vilma më ka ndihmuar po ashtu dhe e falenderoj”.
Më pas Lei tregoi se në Amerikë gjërat ishin pak më ndryshe se këtu.
Nëse atje e nisi si “Miss California” duhet të investonte më shumë në arsimim për të qenë e kompletuar. Kur nëna e saj i tha se kishte ruajtur 30 mijë euro për të dhe mund të zgjidhte mes një makine dhe masterit, Lei zgjodhi këtë të fundit dhe është shumë krenare për këtë.
Për moderatoren bukuroshe të sportit është sukses gjithashtu të njohësh veten, limitet dhe të investosh për tu përmirësuar çdo ditë.
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
“I thuaj që më mungon”, dedikimi i Morena Tarakut për të ëmën e ndjerë është kaq emocionues
Me foton e rrallë nga fëmijëria, Melinda Ademi prek me fjalët për të ëmën e ndjerë
Shokon Anxhela Peristeri: Si i dola makinës para që të më shtypte
Me poza të nxehta nga Maldive-t, çfarë fshihet pas pushimeve të Dhurata Dorës
Sukses para verës, Dafina Zeqiri bashkëpunim me artistin e njohur shqiptar
Greta Koçi: Artistët shqiptarë nuk marrin atë që meritojnë
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i thonë ‘PO’ njëri-tjetrit, këngëtarja vesh fustanin e bardhë në arrati
Françeska Jaçe “ngre” temperaturat, publikon foto me bikini në ishujt Maldive
Lini nje Koment