

Nga dje, këngëve isopolifonike i është shtuar edhe një këngë kushtuar presidentit turk. Grupi polifonik i Mallakastrës “Gjergj Aranitasi”, publikoi këngën dedikuar Rexhet Taip Erdoganit, si mirënjohje ndaj ndihmës që Turqia po i jep Shqipërisë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Laç dhe ndërtimin e një spitali në Fier.
Teksti i këngës është i mbushur me lëvdata dhe himne për udhëheqësin turk duke shprehur falënderim për ndihmën dhe mbështetjen që po i jep Shqipërisë, “si nëna evlatit”, sikundër thuhet në vargjet e saj.
Në vetëm një ditë pasi është hedhur, kënga ka marrë mijëra shikime në YouTube, por të shumta janë dhe kritikat në rrjetet sociale.
Si për ironi të fatit grupi mban emrin e Gjergj Aranitit që konsiderohet si një nga luftëtarët më të njohur në Shqipëri kundër Perandorisë Osmane pas heroit kombëtar, Skënderbeut.
Të ngjashme
ACCOR dhe BALFIN Group, partnerë në hapjen e të parit ‘MGallery boutique hotel’ në Rivierën Shqiptare!
Një tjetër politikë unike nga Vodafone, për punonjëset
8 Marsi i Tirana Bank
Mjete të reja për Postën Shqiptare, nga One Telecommunications
Nga Linda Rama, Evis Kushi, Ema Andrea e Marjana Kondi, personazhet e njohura që iu bashkuan fushatës “Hapi Udhë Vajzave”
Kush ka qenë shkencëtari i parë në botë?
Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike 2021’
Vritet në SHBA reperi i njohur Chucky Trill, u qëllua ndërsa ngiste makinën
Lini nje Koment