X

Argjentina Ramosaj feston përvjetorin e martesës, publikon fotot e propozimit në Tajlandë

Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, festoi dje përvjetorin e gjashtë të martesës, prandaj 20 janari është një ditë e veçantë për të.

Ajo ndan shpesh foto e video me partnerin e saj, Dukagjinin, në rrjete sociale, duke mos nguruar të publikojë edhe ato që kanë realizuar për herë të parë së bashku në fillimet e marrëdhënies së tyre.

Dje Argjentina u bë nostalgjike dhe ka kujtuar me mall ditën e propozimit romantik në Tajlandë, ku çifti ka qenë me pushime.

“Urime përvjetori dashuri”, shkroi ajo krahas fotove të tyre të bëra kolazh.

Dashuria e çiftit është bekuar me një djalë , të cilin e kanë quajtur Noah.

I vogli erdhi në jetë po atë vit, ndërkohë aktualisht Argjentina dhe Dukagjini jetojnë bashkë në Prishtinë.

Pak kohë më parë, këngëtarja zbuloi se ka qenë një shoqe e përbashkët e tyre ajo që është bërë shkas për njohjen e saj me partnerin.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Kandidon për deputete, Adriana Matoshi: Aktrimin do e vazhdoj në filma, jo si disa në parlament

Pak ditë më parë, Adriana Matoshi deklaroi se kishte vendosur t’i futej politikës. Aktorja e mirënjohur është përfshirë në listën...

Close