

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë se ka dështuar me procesin e arsimit në vend.
Sipas Vokshit, PD gjatë kohës në qeverisje ka rritur maksimalisht pagat e arsimtarëve me 200%, ndërkohë që shton se qeveria Rama i ka trajtuar mësuesit si njerëz të dorës së dytë.
“Shikoni të dhënat në grafik. Ne i rritëm pagat reale të mësuesve, për të gjithë kategoritë, në mënyrë të jashtëzakonshme. Mësuesit në gjimnaze, në shkolla fillore, në shkolla tetëvjeçare dhe edukatoret patën një rritje gjigande pagash gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.
Mesatarisht, rritja ishte mbi dy herë më e madhe, mbi 200%, duke marrë parasysh edhe inflacionin e kohës.
Shikoni Edi Ramën! Dështimi i tij është ulëritës! Kjo që ka bërë këto 8 vjet Edi Rama, është qesharake, është tallëse dhe denigruese për mësuesit. Premtoi rritje të madhe të pagave, por rriti vetëm mashtrimet dhe propagandën.
Nga viti 2013 deri tani, duke llogaritur edhe inflacionin, rritjen e çmimeve çdo vit, pothuajse nuk ka rritje reale të pagave me Edi Ramën. Mësuesit e dinë se nga kjo qeveri janë trajtuar gjthmonë si njerëz të dorës të dytë, të cilëve u janë dhënë thërrime në prag fushate elektorale.
Kjo është arsyeja pse sindikatat e mësuesve kanë ngritur zërin për ketë mashtrim të Edi Ramës me të ashtuquajturën rritje të pagave. Ne inkurajojmë mësuesit të ngrenë zërin! Të thonë publikisht atë që na thonë në, atë që bisedojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë Vokshi.
Ish-deputetja ka vijuar më tej, teksa thotë që “Rritja e vërtetë e pagave për mësuesit, investimi për shkolla me kushte për fëmijët tanë është prioritet absolut për Partinë Demokratike!
Ne do të bëjmë ndryshimin!
Me pjesëmarrjen më të lartë në historinë e vendit, në 25 prill, ne do të çlirohemi nga kjo qeverisje e keqe, e dështuar dhe e korruptuar për të sjellë në vend shpresë dhe ndryshim!”
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/Të ngjashme
Përfaqësuesja e re e PS-së trondit thellë Fevziun, nuk di të thotë avantazhet e Ramës. Kërkon shtjellim të pyetjes tre herë…
COVID-19 u merr jetën dy infermierëve nga Lushnja dhe Mati
Ish-drejtori i VOA: Dvorani prokuror në protestat e Shkodrës kundër diktaturës, vlerësimi nga DASH i paarsyeshëm
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt mjetit të 24-vjeçarit
Pano Soko: BE dha 600 mln euro për pandeminë në Shqipëri, Rama u tall me qytetarët
“Isha për të pirë ujë”/ Si u justifikua hajduti shqiptar i arrestuar sapo doli nga burgu
Kush mbetet jashtë/ Zbulohen kandidatët e parë të Ramës për deputetë në 25 prill
Mësues dhe nxënës të infektuar në shkollën ku vdiq drejtori nga COVID-19
Lini nje Koment