X

Kandidon për deputete, Adriana Matoshi: Aktrimin do e vazhdoj në filma, jo si disa në parlament

Pak ditë më parë, Adriana Matoshi deklaroi se kishte vendosur t’i futej politikës.

Aktorja e mirënjohur është përfshirë në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa tregoi dhe arsyet se pse ka vendosur të merret me politikë.

“Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.”, shkroi Matoshi.

Ndërkohë, së fundmi përmes një postimi në rrjete sociale, aktorja shkruan se do të jetë zëri i popullit në parlamentin e Kosovës ndërsa aktrimin do e vazhdoj në teatër, dhe jo si disa që aktorjnë në parlament.

“Unë aktrimin kam me vazhduar në filma dhe teatër, jo si disa në parlament. Në parlament kam me qenë zëri i popullit e do të flas për ato gjëra që i di më së miri.”, ka shkruar Adriana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Linja perfekte dhe shumë “hot”, rikthehet Elvana Gjata

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ka publikuar disa foto, ku shfaqet shumë e nxehtë në një palestër....

Close