X

EMRI/ Zbardhen pasuritë 5 mln euro të sekuestruara në Tiranë, ja kush është mirditori i dënuar për trafik droge që i posedonte

Pasuritë e sekuestruara në Tiranë që i përkasin një personi me emrin Sokol Marku, nga Mirdita i dënuar për trafik droge në Shqipëri, por në bazë të informacioneve merret dhe me trafik drejt Italisë.

18 automjete, 2 lokale, 10 pasuri të paluajtshme si njësi tregtare vila apo apartamente me vlerë totale prej rreth 5 milion euro janë vendosur tashmë me vendim të Prokurorisë Tiranë nën sekuestro preventive, teksa mësohet se të përfshirë janë dhe familjarë të tij.

Bëhet me dije se në Tiranë Marku ka njësi me sipërfaqe 53.6 m2, truall me sipërfaqe 1261 m2, ndërtesë me sipërfaqe 150 m2, apartament me sipërfaqe 50 m2, truall me sipërfaqe 412.3 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 173.8 m2, apartament në Kavajë me sipërfaqe 70 m2, dhe në Qerret një lavazh.

Po ashtu në rrugën ”Shaqir Hoshafi” me sipërfaqe 115 m2, në rrugën e Dibrës ndërtesë 3-katëshe. Bëhet fjalë për një skemë pastrimi parash, nga Sokol Marku dhe vëllai binjak që pastronin para me fajde në Spanjë e vende të BE.

Informacioni i plotë nga prokuroria
Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion te Procedimit Penal 4257 viti 2019 ne bashkepunim me Drejtorine vendore te policise Tirane u be ekzektimi i Vendimit te prokurorit nr 744 date 20.01.2021 për vendosjen e sekuestros perventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve;

Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare është i dënuar pasi sipas vendimit 459 A date 11.03.2013 te Gjykates Rr.Tirane, e cila ka bere dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 te Gjykates Rr.Tirane, per paqartesi denimi (nese kishim te benim me nje denim me burgim apo denim alternative), duke e denuar me 5 vite burg. V.Penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/1 i K.penal.

Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 date 05.04.2016 te Gjykates Rr.Tirane, si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 te Gjykates se Apelit Tirane, e cila e ka denuar me 1 muaj burg. V.Penale “Kundershtim i punonjesit qe kryen nje detyre shteterore ose nje sherbim publik”, parashikuar nga neni 235/1 te K.Penal.

​Gjithashtu nga te dhenat e marra ky shtetas merret dhe me trafik te lendeve narkotike ne Itali. Sa më sipër Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ne baze te materialeve te derguara nga Seksonit për Hetimin e Pastrimit te Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë eshte bere rregjistrimi i Procedimit penal 4257 viti 2019 per veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 ku janë sekuestruar automjete duke vazhduar nga prosh, BMW etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri re paluajtshme si njesi tregtare vila apo apartamente me nje vlere rreth 5 milon euro perafersisht.

Në Tiranë emer te shtetasit Sokol Marku dhe familjareve te tij figurojne pasurite e rregjistruara si me poshte:

* ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.
* ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me siperfaqe 1261 m2.
* ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sip. 150 m2.
* ZK 3866 volumi 33, faqe 1ë, apartament me sip.50 m2.
* ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall me sip.412.3 m2 dhe ndërtësë me sip.173.8 m2.
* Apartament ne Kavaje me sip 70 m2 ne zk3101 Qerret pasuri a me nr 14 /229.

Biznesi bar kafe me adrese ne rrugen “Dora Distra” godine dy kateshe me nje siperfaqe trualli 3600 m2 dhe ndertim 260 m2 per kat me emrin “How hiat” dhe emer tregtar “Viteli bar”.

Biznesi bar kafe ne rrugen “Shaqir Hoshafi” me nje siperfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150.

Objekt trekatesh ne rrugen e Dibres ne proces legalizimi me sip 160 m2 per kat dhe papafongo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, ANALIZË
Basha uron Biden: Pres të punoj me ju për forcimin e mëtejshëm të aleancës SHBA-Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Joe Biden për betimin si President i 46-të të SHBA-ve. ‘Urime President...

Close