X

Betohet presidenti i 46-të i SHBA-ve, Joe Biden: Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë!

Joe Biden u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara para Presidentit të Gjykatës së Lartë John Roberts, me dorën mbi një bibël të vjetër familjare (127-vjeçare) të mbajtur nga gruaja e tij Jill.

“Betohem solemnisht për të përmbushur me besnikëri detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe për të ruajtur, mbrojtur Kushtetutën me sa kam mundësi. Zoti më ndihmoftë,” tha Biden.

Kamala Harris bën betimin si Zv. Presidente. Ajo u betua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor. Harris është gruaja e parë në histori që merr këtë post të lartë.

“Sot festojmë triumfin e kauzës së demokracisë,” tha presidenti Biden.

Biden u shpreh se vullneti i popullit u dëgjua ndërsa shtoi se demokracia është e çmua dhe e brishtë, por kësaj radhe ajo mbizotëroi.

“Tani, në këtë tokë të shenjtë, ku vetëm pak ditë më parë dhuna kërkoi të trondisë vetë themelin e Kapitolit, ne bëhemi së bashku si një komb, nën Zot, i pandashëm, për të kryer transferimin paqësor të pushtetit siç kemi bërë për më shumë se dy shekuj.

”Nëse tregojmë tolerancë, nëse jemi të gatshëm të kuptojmë situatën e tjetrit, ashtu siç thoshte nëna ime, kuptoje tjetrin. Nuk ka se si të përgatitemi për atë që na sjell fati. Ka një ditë që ndoshta do të dueht ndihma e tjetrit, një ditë do u duhet të japim ndihmë.

Mund të vijojmë me mospajtime, por bashkëkombasit e mi në punën me njëri-tjetrit na duhet bashkëpunim.

Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. Kolegët që kam punuar në Senat, e kuptojmë se bota po na sheh, e gjithë bota na ndjek. Kam një mesazh për ata përtej kufijve tanë, Amerika u vu në provë, do riparojmë aleancat tona, do angazhohemi për bashkëpunim em botën. Për sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Do udhëheqim jo vetëm me shembullin e fuqisë tonë, por dhe fuqinë e shembullin tonë.

Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë. Kemi kaluar kaq shumë si komb, dhe akti im i parë do jetë t’ju kërkoj të bashkoheni me ne në një moment lutjesh për ata që kemi humbur, 400 mijë bashkëkombas, prindër, partnerë, miq, fqinj, fëmijë. T’i nderojmë ata duke u bërë një si komb e si vend. Lutje në heshtje për ata që humbën jetën. Amen. Kohë prove. ‘’- tha Biden.

Kjo është padyshim dita e Inaugurimit më e blinduar në histori nga frika e protestave të armatosura. Po ashtu, ndryshe nga çdo herë tjetër në një ceremoni si kjo do të mungojnë njerëzit për shkak të zbatimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit, pandemisë që ka pushtuar mbarë globin.


Ekipi i Biden është përpjekur të mbajë turmat në minimum dhe u ka kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë në Uashington, DC, por ta ndjekin inaugurimin nga shtëpitë e tyre.

Në vend të njerëzve, komiteti i inaugurimit ka vendosur 200,000 flamuj që përfaqësojnë të 56 shtetet dhe territoret amerikane.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Inaugurimi i Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA nën masa të rrepta sigurie

Nis ceremonia zyrtare e inaugurimit të Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i zgjedhur Joe Biden...

Close